Zjarri del jashtë kontrollit në Kristos, evakuohen katër fshatra

1 year ago 18

Një mesazh nga 112 për evakuim u është dërguar banorëve të Livadi, Potami, Pernaraki dhe Platanistos në Kristos të Greqisë, pasi zjarri doli jashtë kontrollit.

Më herët, kryebashkiaku i Kristos, Lefteris Raviolos për evima.gr tha se zjarri është shumë i madh , prandaj ka kërkuarevakuimin e fshatit Potami.

Situata vlerësohet nga zjarrfikësit si alarmante, pasi në këtë zonë po fryjnë erëra të forta, të cilat favorizojnë flakët.
Në zonë ka mjete ajrore të mjaftueshme dhe forcat tokësore po përforcohen në mënyrë që të fikin flakët.

Evakuimi i banorëve po koordinohet aktualisht nga forcat policore të pranishme në vendngjarje në bashkëpunim me zarrfikëset. Zjarri u përhap me shpejtësi, duke djegur pemë dhe bimësi të ulët, ndërsa në terren janë 26 zjarrfikës me 9 automjete dhe dy avionë.

Top Channel

Read Entire Article