Një zjarr i madh ka rënë te tregu i rrobave të përdorura në Shkodër vetëm pak çaste më parë.
Si pasojë, një banesë ka marrë flakë dhe disa të tjera rrezikohen nga zjarri. Policia, me anë të një njoftimi për mediat bën me dije se zjarrfikësit janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Njëkohësisht po hetohet edhe shkaku i rënies së zjarrit.
Njoftimi:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.
Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb