Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses -Arben Cara në një prononcim për mediat u shpreh: “Kemi patur dy vatra zjarri paralele një në Dhërmi dhe një në Llogora.
Fatmirësisht vatrat e zjarrit në Llogora i kemi mbyllur në një kohe shumë të shpejtë pasi vendosem ne lëvizje të gjitha strukturat, ndërhymë nga ajëri me helikopterë dhe rreth 40 forca zjarrfikëse jemi vendosur në qafën e Llogorasë, pasi era po favorizon vatrat e zjarrit. Situata është në kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogorasë”, tha ai.
Drejtori Arben Ceka gjithashtu u shpreh se është një zjarrevënie e qëllimshme dhe se do vendosen para ligjit autorët e zjarrvënies në Llogara.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb