Zjarri në Mat, banori: Kërkojmë ndihmë nga shteti, të paktën të na shpëtojë shtëpitë

3 months ago 12

5 banesa dhe 2 stane janë të rrezikuara ende nga zjarri i cili është ende aktiv në njësinë administrative Ulëz në fshatin Madhesh në bashkinë e Matit.

Një banor i zonës në një deklaratë shprehet se zjarri ka përmasa të mëdha dhe kërkojnë ndihmën e shtetit për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Banori kërkon që shteti të vejë ne punë edhe helikopterin, pasi u rrezikohet edhe banesa.

Banori: 

Rrezikohemi se kemi banesat dhe 3 kulla kemi rreth 350 bletë, nga zjarri nuk kanë nga dalin nga zjarri.

Unë nuk e di fare, por sapo erdha e mora vesh ajo që ne dimë është që ne po digjemi dhe streha e bagëtive rreth 300-400 metër katrorë po digjen.

Zjarri paska përmasa të mëdha dhe ne kërkojmë ndihmë nga shteti të paktën të na shpëtojë banesat”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article