Zjarri në pallatin 10 katësh, policia e Tiranës: Ishte aksidental

1 year ago 39
Reklamë

Policia e Tiranës e ka referuar si aksidental në prokurori zjarrin që përfshiu pallatin 10 katësh në zonën e ish-Parkut, megjithatë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen vijojnë. Burime nga blutë bëjnë me dije se në vijim po priten autorizime nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu pronarin e pallatit Tanush Mëhillaj.

Mësohet se policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit. Ndërkohë, ekspertët e zjarrfikëses vijojnë punën për të zbuluar shkakun e zjarrit, derisa deri në daljen përfundimtare të ekspertizës duhen edhe disa ditë, megjithatë burime bëjnë me dije se vijohet me të njëjtin rezultat, shkak mbinxehja e kondicionerit.

Read Entire Article