Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, disa persona përfundojnë në spital, zjarrfikësit luftojnë me flakët në pallatin shumëkatësh

9 months ago 7

E rëndë paraqitet situata në qendrën tregtare në Lushnjë, pas flakëve që kanë përfshirë godinën disa katëshe, ku në katet e sipërme ndodhen banesa.

Sipas gazetarit Jul Kasapi, i cili ndodhet në vendngjarje dhe raporton për BalkanWeb, disa persona janë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq në vendngjarje ndodhen dhjetëra ambulanca dhe zjarrfikëse, ndërsa është bërë evakuimi i qendrës tregtare dhe po vihen me largimin e personave të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article