Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, reagon Bardhi: Fokusi duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë

9 months ago 21

Dramatike paraqitet situata në Lushnjë ku një pallat është përfshirë nga flakët. Për ngjarjen në fjalë ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Përmes një reagimi Bardhi tha se po e ndjek me shumë vëmendje situatën e rëndë në Lushnje.

Ai ka shtuar se fokusi i vetëm në këtë moment duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë, për të frenuar zjarrin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar.

Postimi i Bardhit:

Po ndjek me shumë shqetësim situatën e rëndë në Lushnje. Në këtë moment të vështirë dhe ankthi për të gjithë, uroj me zemër që të kalojë sa më parë, pa asnjë pasojë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Në këtë moment fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë, për të frenuar zjarrin dhe për ti dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article