Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, reagon ministri Balla: Situata e vështirë, ndërtesa ka dhe mjedise banimi

9 months ago 8

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas zjarrit në qendrën tregtare Metropol në Lushnjë. Balla shkruan se është situatë e vështirë rreziku, pasi ndërtesa, në katet e mësipërme, ka dhe mjedise banimi.

“Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, shkruan ndër të tjera ministri.

“Një zjarr i madh në Qendrën Tregtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article