Zjarri përfshin katin e 10 të një pallati në Durrës/ Detajet e para

1 year ago 12
Reklamë

Zjarri ka përfshirë katin e 10 të një pallati në lagjen numër 4 në Durrës, rreth orës 23:30.

Mësohet se forcat e zjarrfikëses kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe kanë shuar zjarrin.

Nga zjarri pati vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Po punohet për të mësuar shkaqet e zjarrit.

“Rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit ra zjarr në katin e 10 të një pallati.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

Shërbimet e Policisë evakuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.

Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Read Entire Article