Zonja Meri, Alfio Rrotani, Rike Roçi e Dea Vieri – banorë në Big Brother VIP Albania 3?

9 months ago 23

Këtë të shtunë do të nisë zyrtarisht edicioni i tretë i spektaklit Big Brother VIP Albania.

Shumë pikëpyetje janë ngritur mbi formatin prej muajsh, duke nisur që nga banorët që mund të hyjnë e deri te personi që do ta prezantojë.

E kur jemi te kjo e fundit, është konfirmuar nga vet trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço, gjersa ende mbetet në pikëpyetje nëse bashkë me të do të jetë edhe Arbana Osmani apo jo.

Sido që të jetë, kureshtja më e madhe e publikut qëndron mbi personazhet që pritet të futen brenda.

Telegrafi ka mësuar tashmë disa nga emrat që do të futen në Big Brother VIP Albania 3, e që do të jenë mjaft befasues.

Sipas burimeve pranë produksionit, disa nga VIP-të që do të futen këtë të shtunë janë astrologia Meri Shehu, modelja Rike Roçi, prezantuesja Dea Vieri dhe kuzhinieri Alfio Rrotani.

Meri Shehu (Foto: Meri Shehu/Instagram)

Meri është e njohur për parashikimet e saj në fushën e astrologjisë, modelja Rike Roçi ka bërë famë nga Big Brother 5 dhe tribunat e tifozëve në Kampionatin Evropian 2016 në Francë.

Rike Roçi (Foto: Arkiv)

Ndërsa Dea Vieri është një prej prezantueseve të emisionit “E diell” në To pChannel dhe Aldio Rrotani është gjithashtu prezantues televiziv dhe njëherësh fitues i spektaklit “Master Chief Albania”. /Telegrafi/

Dea Vieri (Foto: Dea Vieri/Instagram)
Alfio Rrotani (Foto: Dea Vieri/Instagram)
Read Entire Article