ZYRTARE/ Festimet e Ditës së Verës, Rama njofton caktimin e datës 15 si pushim për administratën shtetërore

7 months ago 5

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “X” se data 15 mars do të caktohet si datë pushimi për administratën shtetërore.

Rama u shpreh se me këtë vendim  të Këshillit të Ministrave u jepet mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithsesi e kanë pushim.

“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”, shkroi ai në X.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article