Zyrtare: Florent Muslija në Bundesligë, nënshkruan me SC Freiburg

9 months ago 16

Mesfushori sulmuesi Florent Muslioja ka kompletuar transferimin e tij te SC Freiburg në Bundesliga.

Muslija ishte i jashtëzakonshëm në Bundsliga 2 me SC Paderborn ku në 70 ndeshje arriti të shënoi 25 gola dhe të dhurojë 14 asistime.

“Kam mundur të përjetoj atmosferën e mrekullueshme në stadiumin Europa-Park në ndeshjen e kupës në vjeshtë. Tani mezi pres të njoh shokët e mi të rinj, të zhvillohem më tej këtu dhe të jap gjithçka për klubin”, ka thënë Florent Muslija.

Der #SCF hat Florent Muslija verpflichtet! ✍️

Alle Infos: https://t.co/tbv4N6Jef5 pic.twitter.com/GDi5sAiMm9

— SC Freiburg (@scfreiburg) January 24, 2024

Florent Muslija do të mbajë veshur fanellën me numër 23.

Detajet e kontratës dhe marrëveshjes mes klubeve është rënë dakord që të mos zbulohen.

Salli, Florent! 👋 pic.twitter.com/M8g0q0fTQ1

— SC Freiburg (@scfreiburg) January 24, 2024

Muslija është po ashtu njëri ndër lojtarët kryesor të  Kosovës. /Telegrafi/

Read Entire Article