Zyrtare: Goli i Alejandro Garnachos ndaj Evertonit shpallet më i miri i sezonit në Ligën Premier

3 months ago 7
Reklamë

Vetëm një ditë pasi shënoi në finale të FA Cup në ‘Wembley’, Alejandro Garnacho ka edhe diçka më shumë për të festuar.

Argjentinasi ka fituar çmimin ‘Goli më i mirë i sezonit’ në Ligën Premier falë super golit që ka shënuar ndaj Evertonit vitin e kaluar.

Ky gol që tashmë është shpallur më i miri i sezonit, ishte emëruar si goli më i mirë i muajit nëntor, muaj kur ishte zhvilluar ndeshja mes Evertonit dhe Manchester United, që përfundoi me rezultat 3-0 në të mirë të ‘Djajve të Kuq’.

Për të fituar këtë çmim, në garë ishin edhe tre lojtarë të tjerë të Manchester Unitedit, por mund të themi se Garnacho e fitoi me shumë meritë.

Garnacho bicycle kick vs Everton. If this goal doesn’t win the Puskas for 2024, Garnacho has been robbed. pic.twitter.com/uLW5cidAPS

— Commodore (@TheWavyRed) May 18, 2024

Bruno Fernandes ishte në mesin e kandidatëve falë super golit të shënuar me vollej goditje ndaj Burnleyt në muajin tetor, ndërsa pjesë e listës ishin edhe Kobbie Mainoo me golin e shënuar ndaj Wolvesit në muajin shkurt si dhe Marcus Rashford me golin ndaj Manchester Cityt në ‘Etihad Stadium’ gjatë muajit mars.

Goli që kishte shënuar Garnacho ishte pothuajse i ngjashëm me atë që kishte shënuar Ëayne Rooney ndaj Manchester Cityt dhe që konsiderohet si goli më i mirë në histori të Ligës Premier./Telegrafi/

Breathtaking. 😮‍💨

Alejandro Garnacho’s bicycle kick against Everton is the 2023/24 @BudFootball Goal of the Season!#PLAwards | @agarnacho7 pic.twitter.com/rfRjJxIZrW

— Premier League (@premierleague) May 26, 2024

Read Entire Article