Zyrtare: Paris Saint-Germain nënshkruan me talentin Gabriel Moscardo

9 months ago 5

Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Gabriel Moscardo nga Corinthians.

Klubi parisien ka fituar garën për transferimin e talentit 18-vjeçar brazilian, i cili pëlqehej shumë edhe nga gjigantë tjerë evropian.

Është vet faqja zyrtare e PSG, e cila e ka konfirmuar nënshkrimin me Mascardon, i cili menjëherë është dërguar në huazim te Corinthians deri në fund të sezonit.

“Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e mesfushorit brazilian 18-vjeçar Gabriel Moscardo, i cili i bashkohet klubit kryeqytetas deri në vitin 2028 dhe menjëherë do të huazohet në SC Corinthians deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftim.

Welcome to Paris, Gabriel Moscardo!

❤️💙 #WelcomeMoscardo pic.twitter.com/srY21uBPoJ

— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 25, 2024

Pas nënshkrimit, Moscardo është shprehur shumë i lumtur.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Paris Saint-Germainit; kjo është një nga ditët më të mira të jetës sime. Është një projekt me disa lojtarë të rinj të talentuar në të. Mezi pres të bashkohem me skuadrën dhe të takohem me ekipin dhe stafin stërvitor dhe shpresoj të fitoj shumë trofe dhe t’i bëj të lumtur tifozët”, tha ai.

Transferimi i 18-vjeçarit i ka kushtuar klubit francez 20 milionë euro plus dy milionë euro bonuse. /Telegrafi/

Read Entire Article