Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa vetëm pak momente më herët është mësuar se ai është vendosur zyrtarisht nën hetim nga SPAK.
Duke shmangur komentet për hetimin nga prokuroria, Beci është përqëndruar te aludimet në disa media për dorëheqjen e tij.
Kreu i bashkisë Shkodër reagoi me ironi duke thënë se dorëheqja e tij ishte sekret deri nesër, pasi “do të zgjidhet President i Amerikës”.
“Nuk e di ku dreqin e kane marre vesh disa portale qe kam dhene doreheqjen se ishte sekret deri neser! Po tani qe doli po e them edhe arsyen: Neser zgjidhem une President i Amerikes me kerkese te dy kandidateve te tjere, meqe e tregova ne Shkoder se jam i pelqyeshem per te dy palët”, shkroi Beci në Facebook.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb