Zyrtarizohet “vallëzimi i fundit” ndërmjet Messit dhe Ronaldos

10 months ago 5

Inter Miami ka konfirmuar edhe zyrtarisht datën e ndeshjes miqësore me klubin saudit, Al Nassr.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë për rreth dy dekada rivalë të mëdhenj për trofe ekipor dhe individual.

Ndeshjet mes tyre janë pritur gjithmonë me entuziazëm të madh, pasi kanë dhuruar spektakël me golat dhe asistimet e tyre.

Në vitet e fundit ka pasur shumë pak përballje mes dy nga më të mirët e të gjitha kohërave, pasi portugezi u largua nga Real Madridi dhe argjentinasi nga Barcelona.

Megjithatë, pritjet po i vjen fundi dhe Messi e Ronaldo do të ndeshen përsëri mes vete në atë që po cilësohet si “vallëzimi i fundit”.

Është skuadra nga Mayor League Soccer që ka konfirmuar datat e dy ndeshjeve miqësore me klube saudite.

Adding a stop to our Preseason International Tour📍🌏

We will play two matches in Saudi Arabia in the Riyadh Season Cup as part of our first-ever international tour!

In a round-robin tournament format, we will take on Saudi powerhouses Al-Hilal SFC and Al Nassr FC on Monday,… pic.twitter.com/Xi9M0QApLi

— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) December 11, 2023

“Ne do të luajmë dy ndeshje në Arabinë Saudite në Kupën e Sezonit të Riadit si pjesë e turneut tonë të parë ndërkombëtar!”.

“Në një format turneu ku luajnë të gjithë me njëri-tjetrin, ne do të përballemi me fuqitë saudite Al-Hilal dhe Al Nassr FC”, thuhet në njoftim.

Ndeshja ndaj Al-Hilal do të zhvillohet të hënën më 29 janar, ndërsa ajo ndaj Al Nassr të enjten më 1 shkurt në 13:00. /Telegrafi/

Read Entire Article