1 milionë USD për të parë finalen e SuperBowl

7 months ago 39
Reklamë
23:00 13/02/2024

Shifrat që paguan Kim Kardashian dhe Tylor Swift

1 milionë Dollarë e më shumë janë shifrat marramendëse që më të famshmit e botës kanë paguar për ta parë finalen e Superboullit në lozhat VIP të “Ellixhënt Stejdium” në Las Vegas. Kaq të paktën ka paguar Kim Kardashian për një bllok prej 20 vendesh, ku 43-vjeçarja kishte ftuar motrat e saj, Klo Kardashian dhe Kendall Xhener dhe çiftin Xhastin dhe Hejli Biber.

Po kaq paguan për të qenë mes Vipave edhe ylli i muzikës Pop, Taylor Suift të cilës shpenzimi nuk i shkoi kot. 34-vjeçarja dhe miqtë e saj të ftuar në bllokun 20 vendësh ishin në stadium për të mbështetur partnerin e saj, Travis Kells që luan me Kansas Siti Çifs që u shpall kampion.

Në lozha u panë edhe ikona të famshëm të tjerë si Lejdi Gaga, Bijonse, Xhej Zi e LeBron Xhejms, të cilët mendohet të kenë paguar shifra të përafërta. Mesatarja e çmimit për një biletë normale për finalen e Superboullit të 11 Shkurtit ishte gati 10 mijë Dollarë. Ndërsa për suitat u arritën rekorde nga 4 deri 20 vende variuan nga 330 mijë deri në 1.8 milionë Dollarë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article