14 500 persona do të shohin nga afër lojërat verore në Paris

6 months ago 18
Reklamë
23:10 29/02/2024

Në Paris u inagurua Fshati Olimpik për lojërat verore që do të mbahen në kryeqytetin francez më nga 26 korrik deri më11 gusht. I pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çelësave në vendin ku do të qëndrojnë sportistët që do të marrin pjesë në olimpiadë ishte edhe presidenti francez Emanuel Macron.

Fsahti olimpoik ka një sipërfaqe prej 52 hektarësh e ndodhet në veri të Parisit. Aty do të qëndrojnë 14 500 persona, si edhe 9000 persona që do të konkurrojnë në Lojërat Paralimpike. Në përfundim të olimpiadës, fshati olimpik do të shndërrohet në një lagje ku do të strehohen 6 mijë banorë, e aty do të ketë dy shkolla,  një hotel, një park, dyqane dhe zyra, plus zona të gjelbra për këmbësorët.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryebashkiakja e Parisit, An Hidalgo dhe ministrja e sportit Ameli Udo-Kastera.

“Unë jam krenar për punën që keni bërë, brenda buxhetit dhe në kohë. Sportistët tanë do të mund t’i përjetojnë lojërat në kushtet më të mira dhe ju kontribuuat në ndryshimin e jetës së banorëve të zonës. Jeni pjesë e një aventure që do të shënojë shekullin tonë.”

Për Macron, Franca është një komb ndërtuesish. Ai vuri në dukje edhe faktin se po shkon drejt rikonstruksionit të plotë edhe katedralja e Notre-damit.

Pas djegies së katedrales në vitin 2019, pritet që punimet të përfundojnë më 8 dhjetor dhe katedralja të rihapet për shërbesat fetare.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article