Derbi në “Air Albania”, Partizani publikon çmimet e biletave për supersfidën ndaj Tiranës

1 day ago 32
Reklamë

Ditën e shtunë, prej orës 20:00, 2 klubet legjendare do të përballen për herë të parë këtë sezon në duelin e vlefshëm për javën e 6-të të Superiores, që do të luhet në “Air Albania”.

Klubet kanë nisur sot përgatitjet, por të njëjtën po bëjnë edhe tifozëritë përkatëse që janë gati të dhurojnë spektakël në tribuna.

Të gjithë janë në pritje të nxjerrjes në shitje të biletave dhe klubi i Partizanit, si pritëse, ka dhënë më në fund dritën jeshile.

Biletat pas porte do të kushtojnë 500 lekë, ndërsa ‘karshia’ fillon nga 1000 deri në 1500 lekë.

Read Entire Article