Vdes në moshën 59-vjeçare heroi i Italisë në Botërorin e 1990

1 day ago 28
Reklamë

Futbolli italian dhe jo vetëm, humbën këtë të mërkurë një ikonë të viteve 90.

Salvadore Skilaci u nda nga jeta në moshën 59-vjeç si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ish-sulmuesi i kombëtares italiane, Juventusit  dhe Interit vuante prej disa kohësh nga një tumor në zorrën e trashë. Prej ditësh ishte shtruar në spital në Palermo, vendlindja e tij.

Së fundmi  u njoftua përmirësimi i gjendjes së tij shëndetësore, derisa të mërkurën në mesditë u dha lajmi i trishtë. Toto Skilaci bëri bujë në botërorin e 1990 zhvilluar në Itali. Ai i rrëmbeu skenën e emrave të njohur të kombëtares duke qenë golashënuesi surprizë i përfaqësues italiane.

Falë gjashtë golave të realizuar ai fitoi jo vetëm këpucën e artë, por edhe çmimin e Topit të Artë të Botërorit, si lojtari më i mirë duke lënë pas lotar Mateus dhe Diego Armando Maradona. /vizionplus.tv

Read Entire Article