Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit në lagjen “Liri Gero”. Një 16-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri.
Adoleshenjta ëhstë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet që çuan 16-vjeçaren të kryente aktin e rëndë.