20 mijë Euro për të luajtur 10 minuta futboll

1 year ago 49
Reklamë
23:50 15/09/2023

22-vjeçari paguan skuadrën e ligës së tretë çeke

Një ekip i ligës së tretë në Çeki, i quajtur Viagem Usti ka gjetur një mënyrë interesante për të bërë para.

Drejtuesit do të lejojnë një 22-vjeçar të luajë për 10 minuta në këmbim të 500 mijë krunave, ose rreth 20 mijë euro.

Martin Podhajsky quhet studenti i drejtësisë, i cili nuk ka luajtur asnjëherë futboll, përveçse në videolojëra, por babai shpenzoi këtë shumë për ta bërë realitet ëndrrën e tij.

Presidenti i klubit, Premysl Kuban ia propozoi fillimisht tifozëve me anë të rrjeteve sociale dhe më pas në një tjetër video u pa duke numëruar paratë.

Pronari i Viagem Usti kohët e fundit për të tërhequr sa më shumë vëmendjen ka punësuar si gazetare të klubit Valerie Herianova, e cila përfaqësoi Çekinë në Miss Globe në vitit 2021.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article