“21 Janari”, Rama pyetet për qëndrimin ndaj Lulzim Bashës: Pjesë e zinxhirit komandues në atë krim shtetëror

9 months ago 23

Ndërsa e konsideron 21 janarin krim dhe pa zbardhjen e tij nuk ka drejtësi në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës për shtyp në lidhje me qëndrimin e PS ndaj Lulzim Bashës.

“Kryeministri Edi Rama u pyet nëse në atë që ai e quan krim shtetëror ngjarjen e ndodhur më 21 janar të vitit 2011, përfshinte edhe Lulzim Basha, duke theksuar se ai ka qenë ministër i Brendshëm dhe pjesë e zinxhirit komandues. “Në pyetje që lidhet me Lulzim Bashën nuk e kuptova. Ka qenë ministër i Brendshëm dhe pjesë e zinxhirit komandues.

Unë nuk bëj as prokurorin dhe as gjykatësin dhe unë them atë që kemi që ditën e parë dhe pas 12 vitesh e them që 21 janari është krim shtetëror dhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut është i qartë nga dora e gjykatësve me reputacion të lartë të Bashkimit Evropian, fiks gjërat që ne i kemi thënë. Aty ka një zinxhir krimesh që kanë ndodhur dhe janë qartësisht të përcaktuara në vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Nëse ka drejtësi për 21 janarin, të tjerat janë si kafet e Nexhmie Hoxhës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article