Një 21-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme si [pasojë e një aksienti të ndodhur në aksin “Fier-Vajkan”.
i riu u përplas nga një automjet, ndërsa po udhëtonte me një motomjet.
Policia njofton se është vënë në pranga drejtuesi i automjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Fier-Vajkan”, ku një automjet përplasi një motomjet me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes humbi jetën në spital, ju informojmë se:
Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Fier bënë arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit M. Ç., 57 vjeç, banues në fshatin Kallm, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb