Deputeti i PD Flamur Noka, i cili është një nga 24 deputetët e opozitës që mori pjesë në kaosin në parlament, ka publikuar pamjet e 21 janarit.
Noka shprehet se të gjithë ata që kritikojnë opozitën për aksionin e saj në Kuvend duan t’i bëjnë opozitë opozitës. Sipas tij, më 21 janar kishte nga opozita e kohës (PS), dhunë e zjarrvënie.
“Për të gjithë ata që ngelën duke i bërë opozitë opozitës, duke u jargavitur studiove televizive sa te njëra hop tek tjetra, e që gjejnë fytyrën ta quajnë revoltën e karrigeve si “dhunë” e “tmerr”, u them hapni sytë e shikoni këtë ⬆️ Kjo ështe dhunë. Kjo është zjarrvënie. Kjo është banda antishtet që sot qan në emër të shtetit.
Ju vazhdoni qëndroni me gojën hapur para dhe pas Ramës. Ne nuk ndalojmë. Askush nuk na e pret dot rrugën e fitores”, shkruan Noka.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb