3 deputetë të opozitës përjashtohen 10 ditë nga jeta parlamentare

11 months ago 33
15:58 03/11/2023

Tre deputetë të opozitës janë përjashtuar me 10 ditë nga jeta parlamentare për shkak të trazirave në seancën parlamentare të 2 Nëntorit.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Etikës për deputetët Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

Masa e përjashtimit për 3 deputetët ishte kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Ata bëjnë përgjegjës për pengimin e zhvillimit të një seancë normale parlamentare në datën 2 Nëntor, deputetin Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

Ndërkohë, në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte u paraqit edhe deputeti i PS, Vullnet Sina, i cili do të pyetet në lidhje me verifikimet e nisura nga SPAK pas kallëzimeve të bëra në lidhje me dhunën e ushtruar në Kuvend në seancën ë të hënës.

I kallëzuar në SPAK është deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati.

Prokuroria më herët ka kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë në Kuvend, me qëllim verifikimet e nisura, nëse do të regjistrohet një procedim penal për rastin apo jo.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article