34-vjeçari nga Kukësi godet me sfurk kushëririn e tij pas konfliktit

1 day ago 31

Një konflikt mes dy kushërinjve në Kukës ka përfunduar me një të lënduar. Policia ka vënë në pranga 34-vjeçarin R.Z, banues në fshatin Brekije.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. Z., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (sfurk), kushëririn e tij, shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Brekije.

Ky i fundit është jashtë rezikut për jetën.

Policia njofton se 42-vjeçari u pajis me urdhër mbrojtjeje./vizionplus.tv

Read Entire Article