Kreu dhjetëra grabitje, studenti grek habit togat e zeza: U frymëzova nga videot në internet dhe muzika që dëgjoja

1 hour ago 28

Një student 19-vjeçar u dënua me burg nga autoritetet greke, pasi akuzohet për pjesëmarrje në një bandë kriminale që kryente grabitje dhe vjedhje.

Gjykata e dënoi me 6.5 vite burg, duke gjykuar se kishte rol drejtues në aksionin e bandës.

Studenti ka habitur me justifikimin e tij lidhur me ngjarjet e kryera, duke thënë se është frymëzuar nga këngët që dëgjonte.
I pyetur nga gjykata se si u lindi ideja për të kryer këto akte, ai u përgjigj: “nga videot në internet dhe muzika që dëgjonim”.

“E kuptova herët se po bëja diçka marrëzi dhe këtu u ndala. Më pas në burg kuptova se bëra diçka të gabuar”, tha ai duke kërkuar falje.

Aktakuza përfshinte shtatë grabitje dhe një tentativë për grabitje të kryera në mes të marsit dhe prillit të këtij viti, duke synuar kafene, shitore, pika karburanti, si dhe gjashtë vjedhje, shumica e të cilave u tentuan./vizionplus.tv

Read Entire Article