380 ditë në krye të ministrisë së Brendshme, Taulant Balla rendit arritjet kryesore

3 months ago 15

Ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale ka renditur arritjet e këtij dikasteri për 380 ditët në të cilat ai e drejtoi.

Balla përmendi sigurimin e benefiteve për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke i cilësuar si hapat e duhur drejt një trajtimi të denjë për këtë sektor.

Ai po ashtu listoi bashkëpunimin me agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese dhe ministritë e huaja, duke sjellë gjetjen dhe ekstradimin e personave “me hesape të hapura me drejtësinë”.

“Ishte një nder i madh për mua të shërbeja si ministër i Brendshëm ku u mundova të krijoja një frymë skuadre me të gjithë për të përmbushur objektivat në këtë sektor. I qëndrova bindjes se kisha nderin për të udhëhequr duke dëgjuar, mbështetur dhe duke mësuar prej tyre duke zbritur në çdo nivel të kësaj ministrie, në çdo zyrë e komisariat nga Vermoshi në Konispol.

Rritja e pagës brenda mundësive të buxhetit për efektivët e policisë, pagesa e ushqimit, orëve shtesë dhe kreditë e buta për banim mendoj se ishin hapat e duhur drejt një trajtimi sa më të drejtë për policinë, AMP, gardën dhe shërbimin zjarrfikës. I qëndrova angazhimit të ditës së parë.

Jam krenar që ligji i ri i policisë së shtetit do  t’i hapë rrugën karrierës së bazuar në meritë e përkushtim dhe do të vlerësojë si duhet uniformën e respektuar të policit shqiptar. Sa i përket reformave legjislative bëmë një hap të madh me miratimin e ligjit për sistemin e ri të adresave, gjendjes civile. Rezultatet e arritura në këto 380 ditë nuk munguan në shumë prej fushave të përgjegjësisë së ministrit të Brendshëm. Mund të kishin qenë edhe më të mira, por rezultatet e dukshme janë ato në lidhje me rendin publik.

Forcuam bashkëpunimin me Europol, Interpol dhe ministritë dhe policitë e vendeve partnere duke kulmuar me konferencën e Interpol në Tiranë. Sa shumë persona me hesape të hapura me drejtësinë u gjetën dhe janë në proces apo u ekstraduan, provë e revanshit kundër pandëshkueshmërisë”, u shpreh ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article