Autoritetet publikojnë pamjet e para të tyre
41 minatorë kanë mbetur të bllokuar prej 9 ditësh në një minierë në veri të Indisë. Për shkak të një rrëshqitjeje masive dheu ata mbetën nëntokë, por fatmirësisht deri tani janë në jetë.
E tregon edhe kjo video e bërë me një kamera të futur nëpërmjet një tubi nëpërmjet të cilit minatorëve po u dërgohen edhe ushqime, ujë dhe oksigjen.
Pas 9 ditësh ata mundën të shijojnë supë të ngrohtë e cila u dërgua me shishe pasi deri tani mund të merrnin vetëm ushqime të caktuara dhe fruta të thata.
Pavarësisht përpjekjeve, autoritetet thonë se për momentin është e vështirë nxjerrja e tyre për shkak të terrenit të paqëndrueshëm.
Ekipet e kërkim shpëtimit janë duke vendosur një tub me diametër më të gjerë me qëllim furnizimin e tyre me më shumë oksigjen, ushqim dhe gjëra të tjera thelbësore si ilaçe, telefona celularë dhe karikues.
Me anë të një tubi të tillë po tentohet të bëhet edhe nxjerrja e tyre. Zyrtarët lokalë thanë se në të njëjtën kohë po përpiqeshin të gërmonin dy tunele të tjera si rrugë shtesë shpëtimi.
Tv Klan
Të ngjashme