“50 mësues për fëmijët shqiptar”/ Nis takimi në Selanik, Rama: Bllokimi i gazetarëve tanë në kufi, situatë absurde! Nesër i dorëzojmë qeverisë greke kërkesë për…

1 week ago 38

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me Shqiptarët në Selanik.
Rama ka prezantuar 8 nga 50 mësuesit që do t’u mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Greqi

“Kalimera! Ju prezantoj me ata që do të na ndihmojnë të qendrojmë më pranë fëmijëve shqiptarë këtu. Janë 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe me të cilën ministria jonë e Arsimit do të lidhë kontrata për tu mësuar gjuhën ton vogëlushëve shqiptarë. Janë 8 gra që dua t’i ftoj në skenë”, u shpreh Rama.

“Shpreh keqardhjen për gazetarët e ardhur dje nga Shqipëria që u bllokuan për disa orë ë Greqi, dua të falënderoj ministrin e Jashtëm grek, mikun tim për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situate absurde.
Kjo nuk i ka ndodhur kurrë një gazetari grek në kufirin hyrës në Shqipëri.
Dua të besoj se qeveria greke do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane kërkesës që do t’i drejtojmë zyrtarisht për rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi. Ai ka bërë vetëm detyrën si gazetar”, vijoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article