“600 ushtarë në Kosovë”/ Profesori: Aty ku është Londra prezent me ushtri është shumë vështirë të futet ndokush në luftë

9 months ago 17

Ditë më parë për vizitë në Kosovë, ishte Sekreati i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Ai u zotua se Britania do t’i qëndrojë pranë Kosovës duke shprehur mbështetjen e plotë për vendin tonë.

Profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim prë “Bota sot” ka thënë se pa paqe nuk Kosovë nuk ka paqe në Ballkan.

“Britania e Madhe është shtet shumë i rëndësishëm në Evropë dhe në botë. Edhe gjatë historisë ka pasur rëndësi të madhe. Tash, pas vizitës së Sekretarit të Puneve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, në Prishtinë, doli se më shumë po interesohet Mbretëria e Bashkuar për Ballkanin dhe kryesisht për Kosovën kundruall shtetit racist serbomadh. Në qendër të paqes e ka vendosur Mbretëria e Bashkuar Kosovën. Këtu po del se është rreziku i luftës terroriste serbe. Pa paqe dhe siguri në Kosovë nuk ka paqe në Balllkan dhe më gjerë.

Z.Cameron tha: "Britania e Madhe po i mbeshtetë miqtë dhe po punon ngushtë me aleatët për të ruajtur gjendjen në Kosovl (...).

Kosova është shtet i pavarur dhe këtu nuk ka çka të diskutohet(...)".”, shprehet profesori.

Ai e vlerëson shumë qëndrimin e Britanisë karshi Kosovës.

“Ky qëndrim është shumë i rëndësishëm për Republikën e re për Kosovën. Si politikisht, ashtu edhe ushtarakisht, është ndihmë dhe siguri e madhe për Kosovë. Britania e Madhe i ka 600 ushtarë në Kosovë. Të gjithë janë në kufi me shtetin serb. Edhe në NATO ka rol vendimtar. Ndikim ka në SHBA, sikundër edhe në shtetet e Comenweltit, të cilat kane peshë të madhe në botë”, potencon ai.

Tutje, ai thotë se Britania mund të ketë ndikim për njohje të reja për Kosovën, duke shtuar se për sa kohë që Mbretëria e Bashkuar është e vendosur për të ruajtur shtetin e Kosovës edhe siguria është shumë e madhe

“Këtu mund të ketë ndikim Mbretëria e Bashkuar në njohje të reja të shtetit të Kosovës. Janë tërësisht mbi 49 shtete. Nga këto shtete pritet që Kosovës t' i sjellen njohje te reja. Këtë e premtoi Sekretari i shtetit z.Cameron.

Por, shumë e rëndësishme është mbrojtja e Republikës. Sigurisht edhe ndihma të ndryshme ushtarake për FSK-në do të ndahen nga Mbretëria e Bashkuar. Sa kohë që Mbretëria e Bashkuar është e vendosur për të ruajtur shtetin e Kosovës edhe siguria është shumë e madhe. Aty ku është Londra prezent me ushtri është shumë vështirë të futet ndokush në luftë me vendim e tillë. Nëse futet, futet në konflikt me vetë Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ka rëndësi për Kosovën.”, përfundon ai.

comment

Read Entire Article