A do t’i hiqet imuniteti Berishës? Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve

10 months ago 65

Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve. Teksa jashtë Kryesisë së Kuvendit do të mbahet një protestë, me organizatorë opozitën, mbledhja e Këshillit nisi në orarin zyrtar, të për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Këtij të fundit i është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se prokurorët e SPAK kanë mbërritën në Kryesinë e Kuvendit.

CFARE PRITET TE NDODHE
Nga ana tjetër Berisha nuk ka marrë ende një vendim nëse nesër do jetë përballë socialistëve dhe prokurorëve të SPAK-ut, apo do të përfaqësohet me avokatët e tij në këtë mbledhje.
Sakaq, në daljet e tij për mediat, Berisha ka ftuar qytetarët dhe demokratët në protestë, ndërsa ka theksuar se ky tubim është thirrur nga opozita. Ai ka pohuar se protesta nuk ka lidhje me vendimin që pritet të merret për fatin e imunitetit të tij. Pavarësisht vendimmarrjes së këshillit, ish-kryeministri është shprehur se do ta njohë vendimin e Parlamentit, cilido qoftë ai.
Mbetet për t’u parë nëse ky vendim do merret vetëm me votat e 5 socialistëve.

Për tubimin e thirrur nga demokratët, komisariatet e policisë do të jenë sot në gatishmëri dhe për mbarëvajtjen e tij. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka hartuar një plan masash me prezencë të shtuar të punonjësve të rendit në perimetrin ku do të mbahet protesta. Krahas protestës sot, opozita ka paralajmëruar edhe një tjetër tubim përpara Parlamentit të enjten. Kujtojmë se 28 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike teksa e cilësojnë në shkelje të ligjit themeltar të shtetit dhe një vendim të diktuar politikisht masën e dhënë nga SPAK-u ndaj Sali Berishës, iu drejtuan pak ditë më parë Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar togave të zeza pezullimin e masave shtrënguese ndaj ish-kryeministrit dhe interpretimin e nenit 73 të Kushtetutës, pika 2 e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article