A do ta votojë PD autorizimin për arrestimin e Berishës?

10 months ago 23

Prokuroria e posaçme përmes një relacioni prej gjashtë faqesh i ka kërkuar Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës.

Anëtari i Kryesisë së PD Edvin Kulluri i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbën Hitaj i pyetur nëse PD do të votojë heqjen e imunitetit për Berishën tha se fillimisht duhet të njihen me dosjen dhe më pas të vendosin. Nga ana tjetër ai nënvizoi se PD mbështet punën e SPAK kundër korrupsionit.

“Ne e mbështesim prokurorinë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar sepse jemi të qartë dhe mendojmë se do ketë një ritëm krejt tjetër nga ai i viteve me parë për këto plagë. Duhet të njihemi me çfarë përmban dosja dhe të votojmë”, tha ai.

Read Entire Article