Mblidhet sot Komisioni Hetimor për Shëndetësinë. Komisioni në fjalë është parashikuar që të mblidhet në orën 11:00.
Deri në nisje të punës së këtij komisioni që do të hetojë koncesionet dhe PPP e dhëna për shëndetësinë, mes tyre check-up-i, ka pasur debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës.
Kujtojmë se dje në një dalje për mediat, kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi akuzoi socialistët se po bllokojnë punimet dhe po bëhen pengesë për miratimin e kërkesave për informacion, drejtuar institucioneve.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb