A do të betohet Beleri si eurodeputet? Drejtoria e Burgjeve për News24: Leja nuk është miratuar

3 months ago 7

Drejtoria e Burgjeve të Shqipërisë ka reaguar për News24 në lidhje me raportimin se Fredi Beleri do të niset drejt Strasburgut të hënën dhe të betohet si deputet i Parlamentit Evropian.

Sipas reagimit të Drejtorisë së Burgjeve, ende nuk ka një leje të dhënë për Belerin, i cili është dënuar për shitblerje votash.

Sipas institucionit kërkesa e drejtuar ndaj tyre është ende në shqyrtim.

Megjithatë më herët kreu i PDBNJ Vangjel Dule ka konfirmuar se të hënën Beleri do të kryejë betimin si eurodeputet, gjë që është raportuar edhe në mediat në Greqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article