A do të jetë Gaza një Stalingrad i Izraelit?

1 year ago 27

Bombardimi i spitalit Arab Al-Ahli në qytetin e Gazës të martën ka vrarë të paktën 500 njerëz, raportuan zyrtarët shëndetësore. Kjo ngjarje ka sjellë reagime të forta nga vende të ndryshme duke dënuar këtë sulm.

Al Jazeera shkruan se pala palestineze është e bindur se shpërthimi u shkaktua nga një bombë inteligjente e hedhur nga një aeroplan i Forcave Ajrore izraelite. Ndërkohë pas kësaj tragjedie, pati edhe një reagim të menjëhershëm nga pala izraelite, duke pretenduar se shpërthimi ishte shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga Gaza që nuk arriti në destinacionin final.

Vetëm një analizë e kujdesshme nga spitali mund të zbulojë fragmente të kësaj pajisjeje që shpërtheu.

Megjithatë edhe para këtij sulmi kishte një rritje të reagimeve dhe sulmeve ajrore izraelite ndaj palestinezëve në Gaza, shkruan “Al Jazeera”.

Por javën e kaluar Izraeli bëri thirrje që palestinezët të evakuoheshin nga Gaza Veriore, kjo mund të shihen në forma.

Mundësia e parë mund të ishte për të krijuar kaos në rrugët e Rripit të Gazës, në mënyrë që lëvizja e grupeve të Hamasit të bëhej e vështirë. Por duket se praktika e gërmimit të kalimeve nën tokë filloi fillimisht me nevojën për të kapërcyer pushtimin izraelit të territorit që zgjati deri në vitin 2005. Spekulimet e para se palestinezët e Gazës mund të kontrabandonin mallra, furnizime ushtarake u shfaqën në vitet 1990, në kohë kur rripi ishte ende nën kontrollin politik të Fatahut.

Me kalimin e kohës, tunelet ndërkufitare u bënë mjete shumë efektive për kontrabandimin e furnizimeve në Gaza. Rrjeti u zgjerua edhe brenda territorit palestinez, duke lejuar lëvizjen e lirë larg civilëve kureshtarë, të cilët mund të kishin qenë informatorë të armikut dhe pajisje vëzhgimi izraelite, duke filluar nga satelitët, aeroplanët dhe helikopterët e deri te dronët pa pilot.

Ndërsa mundësia e dytë është mundësia e bërë me qëllimin për të zbrazur zonën nga joluftëtarët dhe për ta bërë ndërhyrjen apo sulmin më të lehtë për t’u kryer.

Por edhe nëse të gjithë jo-luftëtarët do të ndiqnin direktivën dhe do të arrinin mrekullisht të largoheshin nga zonat veriore, një ofensivë tokësore izraelite nuk do të ishte aspak një rrugëdalje, pavarësisht nga avantazhi i tyre joproporcional në këmbësorinë e stërvitur, të armatosur dhe të pajisur, kontrollin total të pakundërshtueshëm të ajri dhe dominimi në pajisjet e sofistikuara të teknologjisë së lartë të gjeneratës së fundit.

Më tej Al Jazeera shkruan: “Teksa kërkohet një precedent, Stalingradi të vjen në mendje. Pavarësisht stërvitjes dhe përvojës së tyre më të mirë ushtarake dhe epërsisë së madhe teknike, ushtritë gjermane atje luftuan për tetë muaj për të marrë qytetin e rrënuar, për t’u kapërcyer nga vendosmëria dhe sakrifica e mbrojtësve sovjetikë.

Në mënyrë paradoksale, nëse civilët në Gaza do t’i dëgjojnë kërkesat izraelite dhe do të lirojnë veriun, ata do ta bëjnë më të lehtë për luftëtarët e Hamasit të luftojnë pasi nuk do të duhet të shqetësohen për efektet e veprimeve të tyre mbi vëllezërit dhe motrat e tyre. Ata mund të godisnin këdo që lëvizte në tokë pa u menduar, duke e ditur se shokët e tyre po aq praktikisht do të përdornin korridoret nëntokësore për t’u zhdukur nga një vend dhe për t’u rishfaqur papritur diku tjetër. Izraeli me siguri po përgatitet për fazën tjetër. Në ditët në vijim, do të shohim edhe opsionet e tij ushtarake, aftësitë dhe taktikat e mundshme, përfundon Al Jazeera.

Read Entire Article