Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli sot në një konferencë për mediat, ndërsa kujtoi konventën e 27 prillit.
Ai i bëri thirrje të gjithë të interesuarve që të marrin pjesë në garë për kandidaturat, për pozicione në PL, teksa u pyet nëse do të kandidonte Kryemadhi apo jo. Ai tha se ishte pro fraksionit.
“Ne jemi të hapur për garë në të gjitha nivelet. Dera është e hapur për presidentin, në konventën e 27 prillit. Gara është e hapur për zv/presidentin apo zv/presidenten., këto janë dy figura kryesore që zgjedh konventa. Kushdo është i ftuar që të marrë pjesë.”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb