A do të ndryshojë kursi politik në Shqipëri me ardhjen e Trump si president i SHBA? Lubonja: Edhe nëse shpëtohet Berisha nga non grata, nuk shpëtojmë ne…

3 hours ago 21

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me Skype në News 24 u përgjigj nëse do të ndryshojë kursi politik në Shqipëri, me ardhjen e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lubonja tha se të besosh se ndryshimin do ta sjellë Amerika duhet të jesh naiv. Ai tha se Donald Trump është nga ata liderë që ka takuar edhe Kim Jong Un e liderë autoritarë, duke shtuar se nuk beson se SHBA “mendon tepër për demokracinë”. Më tej, Lubonja deklaroi se edhe nëse SHBA shpëton Sali Berishën nga non grata, sërish nuk shpëtojnë shqiptarët nga gjendja ku janë.

Fatos Lubonja: Të presësh nga Amerika është të jesh naiv. Trump nuk ka shumë merak me demokracinë në botë dhe korrupsionin, mendon të bashkëpunojë edhe me Putinin, takon Bin Salmanin që dyshohet se ka vrarë një gazetar. Edhe nëse SHBA shpëton PD-në, duke hequr non gratën e Berishës, nuk na shpëton dot ne nga gjendja ku jemi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article