Sjellja e Beqajt në Komisionin Hetimor, Beçi: U shkel ligji për një të paraburgosur…

4 hours ago 17

Eugen Beçi, ish-Prokuror i Krimeve të Rënda, në emisionin “Open” në News24 duke komentuar komisionin hetimor parlamentar për konçensionet në shëndetësi, tha se ka pasur një veçanti: që paralelisht me hetimin parlamentar kemi edhe atë që po bën SPAK.

Beçi u shpreh se i hetuari Ilir Beqaj mund të shfrytëzonte të gjitha të drejtat e tij dhe të mos fliste para Komisionit Hetimor.

“Dëshmia ka për synim të tregojë për ato që ti di, jo se çfarë dinë dokumentet. Nëse do të ecnim në konceptin e një gjyqi normal, duhet të flasë dhe të thotë çfarë i riprodhon kujtesa. Nëse ka humbur kujtesën, ai ndihmohet nga shkresat apo dokumentet që ka përpiluar vetë. Në provat shkencore mund të nxjerrësh çfarë të duash, poëer point, video-game dhe gjithçka tjetër”, tha Beçi.

Ai u shpreh se fakti që Beqaj është i paraburgosur ka një ligj që parashikon protokollet se çfarë duhet të ketë me vete, se ku mund të shkojë, se si duhet të sillet.

“Nuk pashë trajtimin normal të Beqajt si i paraburgosur. Ai bënte xhiro në sallat e Kuvendit, me sa kam parë në media, ai me vete kishte edhe setet e bisturive, vinte vërdallë, ndërkohë që ligji e ka të përcaktuar qartë se çfarë i lejohet. E dini ju që një i paraburgosur kur shkon në Gjykatë, mund të rrijë me orë të tëra, madje edhe pa pirë ujë?”, tha Beçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article