Hetimi parlamentar për konçensionet në shëndetësi, Këlliçi: Ja tre kallëzimet që do depozitohen në SPAK

4 hours ago 19

Në emisionin “Open” në News24 , Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, tha se komisioni hetimor për koncensionet në shëndetësi nuk është i dështuar. Këlliçi tha se bashkëkryetari i këtij Komisioni, deputeti socialist Plarent Ndreca, është tashmë zyrtarisht nën hetim nga SPAk dhe kjo tregon se çfarë interesi ka pasur mazhoranca për këtë hetim.

“Ilir Beqaj është një hajdut 2 metra, që ndërkohë që ishte në përgjim, vijonte të vidhte me faturat e restoranteve. Ilir Beqaj është i vetmi i pandehur që ka hyrë në sallë dhe ka kërcënuar deputetet demokrate. Qytetarët panë se si Ilir Rrapaj, miku i Ilir Beqajt, ka marrë koncensionin 100 mln euro, pa pasur asnjë eksperiencë dhe asnjë investim”, tha Këlliçi.

Ai tha se është bërë një punë e jashtëzakonshme duke i treguar qytetarëve se njësia e monitorimit nuk ka funksionuar ashtu sikundër ka ndodhur me të gjitha aferat korruptive.

“Do të bëhet një raport i detajuar që do i bëhet i ditur opinionit publik, trupës diplomatike dhe do të çohen në SPAK, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqaj dhe Vilma Nushi. Ky do të jetë raporti i deputetëve të opozitës”, tha Këlliçi.

Ai tha se Komisioni ka bërë transparencë maksimale lidhur me atë që ka ndodhur me të paktën dy konçensionet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article