A duhej anuluar goli i parë i Van Dijk? Mark Clattenburg shuan të gjitha kureshtjet

7 months ago 5

Mark Clattenburg ka komentuar vendimet e gjyqtarit Chris Kavanagh në finalen e Carabao Cup mes Chelseat dhe Liverpoolit.

The Reds mposhtën 1-0 Blutë për të fituar trofeun, por kishte disa vendime kontroverse, siç ishte goli i Virgil van Dijk në fillim të pjesës së dytë dhe ndërhyrja e Wataru Endos ndaj Levi Colwill.

“A do të thoshte ai bllokim nga Wataru Endo te Levi Colwill se u shtrua një tapet i kuq në mënyrë që Virgil van Dijk të shënonte? Jo, nuk ndodhi”, ka thënë fillimisht Clattenburg.

“Van Dijk po ndiqej nga Ben Chilwell, i cili humbi duelin ajror pasi Liverpool kaloi në epërsi. Vështirë se dikush me fanellën e Chelseat mendoi të ankohej te arbitri sepse bllokimi nga Endo ndaj Colwill ishte krejtësisht normal”.

“Ndodh dhjetëra herë në lojë dhe shumica e klubeve të Ligës Premier punësojnë trajnerë specialistë të grupeve, të cilët vijnë me këto lëvizje të zgjuara”.

“Megjithatë, VAR sugjeroi se Endo, fillimisht ishte në pozicion jashtë loje, po ndërhynte në realizimin e këtij goli dhe luajti një rol kyç duke ndalur vrapimin e Colwill”.

|E gjeta këtë një arsye të dobët për të mos lejuar një gol në një finale kupe”, ka shtuar më tej Clattenburg.

Drejtësia u vendos në fund, të paktën, pasi Van Dijk drejtoi Liverpoolin drejt fitores në fundin e kohës shtesë (118′). /Telegrafi/

Read Entire Article