“A e ka hyrjen e ndaluar në Zone?”– Santiana i përgjigjet Bucit

8 months ago 11

Ditë më parë, ish-banori i Big Brother Vip Kosova, Ylli Dervishi (Buci) dha një intervistë për Prive.

Njëra ndër pyetjet e shumta që iu bënë Bucit, pa dyshim kishte lidhje me bashkëudhëtaren e këtij rrugëtimi, Santianën.

“A e ka Santiana hyrjen e ndaluar në “Zone”? ishte njëra prej pyetjeve që iu bë Bucit gjatë kësaj interviste.

Ndërsa përgjigjja e tij ishte – “Jo, por në qoftë se është Verona sigurim, po.”

Santiana, e cila u eliminua nga shtëpia në gjysmëfinale, gjithashtu u mor në intervistë, në momentin që la shtëpinë.

Foto: Santiana Maloku/Prive

“Buci ka thënë që nuk e ke hyrjen e ndaluar në “Zone”, vetëm nëse është Verona, a ke me shku në “Zone”, a s’ke me shku? – pyetet Santiana.

“Ka shumë kohë nuk kam shkuar, dhe kohët e fundit nuk po i frekuentoj diskotekat, kështu që nuk e besoj, dua të shkoj në shtëpi.” – u përgjigj Santiana. /Telegrafi/

Read Entire Article