A është gati PD nëse PS çon vendin në zgjedhje të parakohshme? Ja si përgjigjet Salianjii

9 months ago 11

Deputeti Ervin Salianji mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me anëtarë të partisë demokratike në qytetin e Korçës dhe gjithë situata vjen pas zhvillimeve të fundit politike ne kryeqytet.

Salianji tha se sot më shume se kurrë Partia Demokratike duhet të bashkohet.

Pyetjes se çfarë do të ndodhë me PD nëse për Berishën do të vendoset masa ‘arrest shtëpie’, deputeti Salianji iu përgjigj se këto diskutime i ka kryer sot me strukturat të partisë duke mos dhënë detaje, por duke lënë të hapur një aksin në nivel baze.

Pyetjes nëse ‘Ka disa diskutime nga kampi i PS që mund te zhvillohen zgjedhje të parakohshme, në situatën kur PD vjen pas një humbje të thellë, a është e gatshme partia të hyjë në këto zgjedhje?’, Salianji u shpreh se edhe PD kërkon zgjedhje të parakohshme, ai tha se edhe nëse sot ka zgjedhje PD është e gatshme të fitojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article