Në konferencën për shtyp, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse ka lidhje me arrestimin e Fatos Nanos aso kohe.
Berisha tha se Fatos Nano nuk ka pasur asnjë akuzë nga qeveria e PD, edhe pse sipas tij, ka zhdukur miliona euro ndihma italiane për shqiptarët.
“Fatos Nano nuk ka pasur asnjë akuzë të vetme nga qeveria e Partisë Demokratike. Të krahasosh 10 mln euro ndihma të zhdukura me 410 m tokë të trashëguara të Jamarbër Malltezit. Në të gjithë procesin e dosjes së ndihmave italiane, ishte firma e Fatos Nanos. Në procesin e privatizimit të klubit të Partizanit, nuk ekziston asnjë firmë e vetme të Sali Berishës. Në të gjithë këtë proces, nuk ekziston një zyrta ri vetëm i penalizuar se ka shkelur ligjin. Ska një fakt, një provë një dëshmi, e cila thotë se Sali Berisha ndërhyri, asnjë. Nuk kanë asnjë krahasim”-tha Berisha.
Lajmi në përditësim…
Top Channel