Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i ka kthyer një përgjigje deputetit Flamur Noka duke i kujtuar këtij të fundit kohën kur ka qenë drejtori i entit kombëtar të banesave. Gonxhja thotë se vëllezërit dhe motra e Nokës kanë përfituar prej postit që ka pasur dikur deputeti për të marrë banesa në Sarandë dhe Tiranë.
‘Ka përfituar nga enti kombëtar i banesave dhe ka bërë pastrim parash me shitje dhe blerje. Edhe shtetësja Lule Basha ka përfituar banesë duke mos e lidhur asgjë me Sarandën veçse është e motra. Mes përfituesve është edhe Lulzim dhe Mevlan Noka, nëse janë vëllezër e zoti Noka. Edhe një shtetase belge që është bashkëshorte e një vëllai të Nokës. Këto janë përfitime nga enti kombëtar i banesave nga ata që rreken për moral. Kam të drejtë morale për integritetin e zotërisë në fjalë. Përveçse duhet të përgjigjet në mënyrë ligjore.’
Deputeti Noka u përgjigj ministrit duke thënë se, motra e tij ka banesë në Sarandë, por asgjë nuk është përfituar nga shtetit. Ndërsa sërish akuzoi Gonxhen se i është bashkuar çetës së hajdutëve.
‘Asnjë nuk është dhënë nga shteti. Nuk kam çfarë them, i je bashkuar çetës së hajdutëve. Diga e liqenit të lakmonte. Je sekseri i vetëm i Edi Ramës kur ka qenë kryetar bashkie. Jo rastësisht. Kam një jetë dhe nuk kam një biznes. Ti ke miliarda para dhjetëra biznese me paratë që mori Mon Kukaleshi i Edi Ramës. Je njëlloj si gjysma e këtyre.’