Projekti BASHKI TË FORTA 2, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

5 hours ago 23

Qeveritë Zvicerane dhe Suedeze do të vazhdojnë më tej projektin Bashki të Forta së bashku me qeverinë e Shqipërisë. Ky program, që u prezantua në parlament nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, kap vlerën totale të 15.6 milionë eurove nga të cilat 11.4 milionë sponsorizohen nga qeveria e Zvicrës, 1.8 milionë nga qeveria e Suedisë dhe 3 milion euro nga qeveria shqiptare.

“Bashki të Forta 2” shwrben si njw hap i rwndwsishwm drejt rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së qeverisjes vendoreduke u fokusuar në disa aspekte kyçe. “Krijimi i një sistemi për matjen e performancës në nivel vendor, ngritja e një qendre trajnuese për nëpunësit vendorë, forcimi i demokracisë vendore në këshillat bashkiakë si dhe dy programe shërbimesh që janë përmirësimi i shërbimit të menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe mirëadministrimi i arsimit parashkollor” – thaMinistri Mazniku gjatë prezantimit të tij në parlament të projekligjit.

Më tej Mazniku shtoi se pjesainteresante në këtë projekt është se-“ka një buxhet i cili duke filluar nga viti që vjen do t’i jepet bashkive në formën e një granti bazuar në treguesit e performancës”. Ky fond, i cili ka një vlerë totale prej 6 milionë euro dhe do të përdoret për vitet 2025 dhe 2026.

Read Entire Article