A ka gjasa Brajan Gruda të jetë në Euro 2024 – flet përzgjedhësi Nagelsmann

3 months ago 36
Reklamë

Brajan Gruda u befasua, kur u ftua nga Julian Nagelsmann në përgatitjet e Gjermanisë para Euro 2024, por vetëm përkohëisht pasi disa lojtarë mungojnë shkaku i finales së Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid.

Gruda, ishte ftuar si lojtar shtesë bashkë me Roko Raitz për të plotësuar numrin deri fundjavën që u mbyll, duke llogaritur mungesat e disa futbollistëve.

Por futbollisti shqiptar e ka kaluar plotësisht testin dhe këtë e bëri të qartë edhe Julian Nagelsmann, i cili ka vendosur të mbajë të dy lojtarët deri me datën 7 qershor, ditën kur do të dorëzojë listën përfundimtare në UEFA.

“Gruda është një lojtar mjaft i mirë, shumë kreativ në treçerekun e fushës dhe ka një të majtë shumë të mirë”.

“Ekziston një shans, nuk i dihet kurrë çfarë do të ndodhë. Fakti që ata u grumbulluan, është një shenjë e vogël”, ka thënë Nagelsmann para gazetarëve në konferencën e zakonshme për shtyp.

Gruda është pjesë e Gjermanisë U21, ku llogaritet si njëri prej lojtarëve më të mirë./Telegrafi/ 

Read Entire Article