A ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur? Rama: Unë kam mbyllur një opinion timin

1 year ago 36
Reklamë

Edi Rama: Së pari Ballkani i Hapur, nuk është kompania ime private që unë e hapa dhe unë e mbyll. Ballkani i Hapur është nismë e përbashkët e disa vendeve ku unë pata privilegjin të jem pjesë.

Unë thjesht kam shprehur opinionin tim, që Ballkani i Hapur e ka shprehur misionin e vet por nuk e imagjinoj që procese e nisma të konsoliduar do ndalojnë të gjitha. Nuk është kompania ime. Unë kam shprehur opinionin tim. Dhe pse në këtë moment? Sepse duke ju kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori konspirative haluçiante, ata kanë dëmtuar Procesin e Berlinit dhe kanë ndikuar në vende të ndryshme për një nismë që ka pasur një virtyt të frytshëm.

Po ashtu kemi thënë që kur ne kemi firmosur në Berlin, ne që ishim pjesë e Open Balkan kemi bërë firmë teatrale se kemi firmosur dhe më parë. Thënë këto ne duhet të përqendrohemi te Procesi i Berlinit tani, sepse kemi mundësinë historike të futjes në proces të një plani financimi nga BE për rajonin për të cilën duhet të përpiqemi të gjithë bashkë.

Mund të jesh edhe brenda dhe jashtë apo jo. Se ju thoni o mren o jasht. Nuk është kompani që e kam hapur unë. Unë kam opinionin tim, duhet t’i ballafaqojmë dhe të shohim përpara. Ballkani Hapur nuk është rajon, por nismë. Merren me Ballkanin e hapur a është hapur a është mbyllur. Unë kam mbyllur një opinion timin, për Ballkanin e Hapur, as se hapa vet as se mbylla.

Lajmi në përditësim…

Top Channel

Read Entire Article