A mund Barcelona ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon? Gundogan jep përgjigje të sinqertë

8 months ago 6

Barcelona do të përballet me Napolin në stadiumin Diego Armando Maradona në xhiron e 16-të të Ligës së Kampionëve këtë të mërkurë.

Është hera e parë që katalanasit arrijnë në këtë fazë që kur Xavi mori detyrën e trajnerit në klub tri vjet më parë.

Duke folur në një intervistë me La Vanguardia, Ilkay Gundogan, i cili ishte pjesë e skuadrës fituese të tripletës së Pep Guardiolës, Manchester City sezonin e kaluar, vlerësoi shanset e Barçës për sukses.

“A mendoj se Barca mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon? Do të jem i sinqertë. Unë shoh skuadra të tjera me më shumë mundësi dhe përvojë”, ka thënë ai fillimisht.

“Por, nëse kualifikohemi në çerekfinale, do të hyjmë në një fushë të veçantë. Kush mund ta mendonte që Interi të arrinte në finale vitin e kaluar?”

“Unë jam realist, por gjithashtu e di që është po aq e vështirë për të gjithë”, ka shtuar më tej Gundogan.

Read Entire Article